back to top
Sunday, July 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZyrtare: Juventusi transferon Joao Marion

Zyrtare: Juventusi transferon Joao Marion

Të ngjajshme

Juventusi ka finalizuar transferimin e Joao Marion nga Porto për 11.4 milionë euro + 1.2 milionë euro bonuse, si pjesë e një marrëveshjeje që përfshin kalimin e Alberto Costës në drejtim të kundërt.

Marion, 25-vjeç, nënshkroi kontratë deri në qershor 2030, pas testeve mjekësore të suksesshme. Mbrojtësi i djathtë shquhet për fleksibilitetin taktik, ndërsa sezonin e kaluar realizoi 42 ndeshje dhe 7 asiste me Porton.

Ndërkohë, Costa kalon te Porto për 16 milionë euro, duke i sjellë fitim të pastër Juventusit, që e bleu nga Vitoria për 12.5 milionë në janar.

Pagesat për Marion do të shpërndahen në katër vite, në përputhje me kriteret e qëndrueshmërisë financiare.

- Advertisement -

Të Fundit