HomeSportZyrtare: Dukagjini largon nëntë lojtarë nga skuadra

Zyrtare: Dukagjini largon nëntë lojtarë nga skuadra

Të ngjajshme

Ekskluzive: Ky është kosovari që u ekstradua nga Shqipëria, i dënuar me 11 vjet burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është...

KRU “Hidromorava” vazhdon shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara në Gjilan

KRU “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka vazhduar...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar...

Hap llogari në ProCredit Bank, afatizo dhe fito bonus menjëherë!

Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito...

Skuadra nga Superliga, Dukagjini ka njoftuar zyrtarisht ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës para nisjes së sezonit të ri.

Klubi nga Klina ka bërë të ditur se, me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët: Dardan Morina, Hekuran Berisha, Basit Khalid, Erlis Xhemajli, Albion Pllana, Eldonit Shaqiri, Donart Syla, Dimal Isufi dhe Besir Iseni, shkruan Indeksonline

Në njoftim bëhet e ditur se Hekuran Berisha rikthehet te Dinamo, pas përfundimit të periudhës së huazimit.

Ndërkohë, futbollistët Lendrit Palucaj, Alpi Shahini dhe Hektor Krasniqi janë huazuar për sezonin e ardhshëm, me synimin që të fitojnë më shumë hapësirë dhe minuta loje.

KF Dukagjini ka falënderuar të gjithë lojtarët për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e klubit gjatë sezonit të kaluar, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz