BallinaLajmeZyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Të ngjajshme

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në Kosovë po bëhet realitet. Më 2 Prill, ora 10:00 në Prishtina Mall, Decathlon hap zyrtarisht dyqanin e tij të parë në Kosovë, duke shënuar një hyrje strategjike në treg përpara shumë vendeve të rajonit dhe duke e vendosur vendin tonë në hartën e zgjerimit të liderit global për artikuj dhe pajisje sportive.

Kjo hapje përfaqëson ardhjen e një koncepti të ri për sportin dhe rekreacionin në Kosovë, ku konsumatorët mund të zbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, me mbi 70 disiplina sportive të përshtatura për çdo moshë dhe nivel. Nga sportet individuale dhe ato ekipore, te aktivitetet e fitnesit dhe mirëqenies, si dhe aventurat në natyrë dhe sportet sezonale – çdo kategori është e organizuar për të ofruar zgjidhje të qarta, praktike dhe të aksesueshme për të gjithë.

Me një hapësirë prej rreth 3,000 m² dhe me mijëra artikujt të ndryshëm, dyqani është ndërtuar për të ofruar një eksperiencë të plotë dhe moderne blerjeje, në përputhje me standardet ndërkombëtare të Decathlon dhe nevojat e tregut lokal.

Gjatë ditës së hapjes dhe në vazhdimësi, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër konceptin unik të Decathlon, që ndërthur cilësinë, inovacionin dhe një qasje praktike ndaj sportit. Hapësira është projektuar për të qenë interaktive dhe lehtësisht e orientueshme, duke u mundësuar konsumatorëve të gjejnë shpejt dhe me lehtësi artikujt dhe pajisjet që i përshtaten nevojave dhe kërkesave të tyre.

Në thelb të filozofisë së Decathlon qëndron misioni për ta bërë sportin të qasshëm për të gjithë. Me ardhjen në Kosovë, ky mision afrohet edhe më shumë me komunitetin lokal, duke promovuar një stil jetese aktiv për të gjitha grupmoshat.

Hapja e Decathlon në Prishtina Mall pritet të kthehet në një destinacion kyç për sportdashësit në Kosovë dhe më gjerë, duke konfirmuar rëndësinë e këtij projekti si një hap i madh për tregun dhe rajonin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz