Zyrtare: Darwin Nunez transferohet te Al Hilal
dp

Lexo edheIzraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore

Darwin Núñez është futbollisti më i ri i Al Hilal. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht, duke mbyllur një marrëveshje që e sjell sulmuesin uruguaian nga Liverpooli në Arabinë Saudite.
Al Hilal ka arritur të sigurojë shërbimet e 26-vjeçarit me një kontratë trevjeçare, ndërsa Liverpool do të përfitojë 53 milionë euro plus bonuse nga ky transferim.
Ky ishte një prej përforcimeve kryesore të kërkuara nga trajneri Simone Inzaghi, i cili e sheh Núñezin si pikë kyçe në sulmin e skuadrës.

Lexo edheIzraeli nuk ndal sulmet! Të paktën 34 të vrarë në Gaza, mes tyre edhe palestinezët që prisnin ndihma ushqimore
Pas dy sezoneve në “Anfield”, ku fitoi Premier League, Kupën e Ligës Angleze dhe Community Shield, Núñez tani nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me projektin ambicioz të kampionëve sauditë.