back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportZYRTARE: Besnik Hasi transferon te Olympiacosi dy futbollistët e Shqipërisë

ZYRTARE: Besnik Hasi transferon te Olympiacosi dy futbollistët e Shqipërisë

Të ngjajshme

Nis hakmarrja e SHBA-së për vrasjen e tre ushtarëve, bombardime kundër ISIS-it në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth njoftoi të premten...

Mjegull… Moti për sot!

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe...

Olympiakosi ka marrë dy futbollistë shqiptarë të Kombëtares kuqezi.

Bëhet fjalë për sulmuesin 16-vjeçar, Emiljano Bullari dhe mesfushorin 17-vjeçar, Rezart Rama, të cilët kanë nënshkruar vetëm pak ditë më parë kontrata afatgjata me Olympiacosin.

Mediat greke i kanë bërë një jehonë të madhe lajmit për zyrtarizimin e dy shqiptarëve, për më tepër që vetë Olympiacosin e drejton Besnik Hasi, një ish-kapiten i kuqezinjve. Veçanërisht gazetat helene janë marrë me qendërsulmuesin Bullari, i cili ka vendosur një rekord në historinë e klubit.

Për transferimet e bujshme ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport” agjenti Angjelos Veizi, i cili është shqiptar dhe prej vitesh punon për transferimin e lojtarëve të talentuar kuqezi te klubi më i madh grek. “Bullari është vetëm 16 vjeç dhe firmosi si profesionist te skuadra e parë e Olympiacosit, duke thyer një rekord si më i riu në historinë e klubit.

Ai është gjithashtu kapiten i Kombëtares U-17 të Shqipërisë dhe ka një të ardhme të ndritur. Stafi teknik, me në krye Besnik Hasin, e pëlqejnë shumë Bullarin.

Gjithashtu, një tjetër lojtar që ka firmosur me Olympiacosin është Rezart Rama. Bëhet fjalë për një 17- vjeçar që luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor shkatërrues. Rama është pjesë e Kombëtares U-19 të drejtuar nga Bogdani, ndërsa mban edhe shiritin e kapitenit. Bullari dhe Rama janë talente që shumë shpejt do të shpërthejnë tek Olympiacosi”, tregon Veizi për gazetën. Bullari është pjesë e akademisë së klubit grek që prej vitit 2015, ndërsa Rama ka qenë me grupmoshat e Olimpiakosit që në 2012-ën. Pas shpërthimit të tyre, drejtuesit vendosën të nënshkruajnë kontrata.

Gjatë muajit të kaluar, pjesë e Olympiacosit është bërë edhe mesfushori 15- vjeçar shqiptar, Renild Kasemi. Tashmë mbetet për t’u parë se kur do t’u vijë shansi talenteve shqiptare për të debutuar me ekipin e parë grekë .

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz