back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaLajmeZyrtar i Zyrës së BE-së plagoset rëndë me thikë në Gjakovë, policia...

Zyrtar i Zyrës së BE-së plagoset rëndë me thikë në Gjakovë, policia jep detajet!

Të ngjajshme

Nga 1 janari paga minimale 500 euro në Shqipëri

Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë që që...

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës...

Brahimaj: Nuk do ta votoj Konjufcën për kryeministër

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë, ku një person është therur me thikë dhe ka pësuar plagë të rënda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF) në Gjakovë, pasi kishte marrë dy plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

“Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore, shkruan Indeksonline

Personi i plagosur është Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili gëzon imunitet diplomatik.

Sheynov ka pësuar dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë serioze.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz