Zyrtar i lartë amerikan: SHBA-të po shqyrtojnë mënyrën e kryerjes së testeve të armëve bërthamore
dp

Lexo edheIrani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit, pavarësisht raportimeve për përpjekje diplomatike

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha të martën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ende se si ta zbatojnë urdhrin e Presidentit Donald Trump për të rifilluar testimet e armëve bërthamore në SHBA.
Nënsekretari i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Thomas DiNanno, i tha një komisioni të Senatit se deri më tani nuk ka pasur diskutime rreth kryerjes së testeve bërthamore atmosferike.
SHBA-të nuk kanë kryer një provë të armëve bërthamore në atmosferë që nga viti 1962.
Megjithatë, DiNano nuk e përjashtoi mundësinë që SHBA-të të rifillonin testet nëntokësore të armëve bërthamore shpërthyese, të fundit prej të cilave SHBA-të i kryen në vitin 1992, raporton tch.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim specifik se si do të duket ndonjë program testimi”, tha DiNano.

Lexo edheIrani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit, pavarësisht raportimeve për përpjekje diplomatike
Komentet e DiNannos erdhën në përgjigje të një pyetjeje se si po zbatohet direktiva që Trump lëshoi në tetor për të rifilluar testimet bërthamore.
Ai përsëriti akuzat e SHBA-së se Rusia dhe Kina kanë kryer teste bërthamore nëntokësore shpërthyese, të cilat Moska dhe Pekini i mohojnë dhe disa ekspertë i kanë kundërshtuar.
“Kjo krijon një disavantazh të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara që nuk kryejnë testime,” tha ai.