back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeZyra e BE’së kërkesë Kurtit: Duhet të na dëshmoni se keni interesa...

Zyra e BE’së kërkesë Kurtit: Duhet të na dëshmoni se keni interesa të përbashkëta me neve rreth vizave

Të ngjajshme

Liberalizimi i vizave është një proces i gjatë që përfshinë të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që për qytetarët e Kosovës po vazhdon të jetë një problem i madh sa i përket lëvizjes së tyre të lirë drejt vendeve anëtare të BE’së, shkruan Gazeta Metro.

Zyra e BE’së në Kosovë ka bërë të ditur për Gazetën Metro se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian janë shprehur në favor të liberalizimit të vizave, duke thënë se janë përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave.

Mirëpo, ashtu siç thuhet në një përgjigje të Zyrës së BE’së në Kosovë për Gazetën Metro, vendimi përfundimtar tani i përket Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili është i përbërë nga të gjitha shtetet anëtare.

“Komisioni Evropian ka thënë qartë se janë përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave. Parlamenti Evropian gjithashtu është shprehur në favor të liberalizimit të vizave. Vendimi përfundimtar tani i përket Këshillit të Bashkimi Evropian, i cili është i përbërë nga të gjitha shtetet anëtare”, ka thënë zëdhënësja e BE’së, Dinka Zivalj për Gazetën Metro.

Ajo tutje ka bërë të ditur se Qeveria e re duhet të vazhdojë të përpiqet për të përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave, duke bindur kështu shtetet anëtare të BE’së që liberalizimi i vizave për Kosovën është në interesin tonë të ndërsjellë.

“Qeveria e re duhet të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave, të shmangë çdo sulm dhe të bindë shtetet anëtare të BE-së që liberalizimi i vizave për Kosovën është në interesin tonë të ndërsjellë”, ka thënë tutje Zivalj për Metron.

Ndërkaq, më 12 mars është paraparë të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të BE’së,përgjegjës për heqjen e vizave për Kosovën, mirëpo vlerësohet se gjasat janë minimale që në këtë takim t’i jepet drita e gjelbër lëvizjes së lirë të kosovarëve.

Edhe pse shtetet e BE’së po vazhdojnë të mos jenë të unifikuara për këtë proces, nga Ministria e Integrimit e Kosovës, kanë thënë se viti 2020 është shpresëdhënës për liberalizimin e vizave.

Kujtojmë se gjatë këtij viti presidencën e BE’së, e kanë në dorë Kroacia që nga janari deri më 1 qershor dhe më pas Gjermania, deri më 1 janar të vitit 2021, gjë që jep shpresë se përgjatë kryesimit të këtyre vendeve mike të Kosovës, procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë do të mund të lehtësohet. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz