back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeZyra e BE-së përkrah shoqërinë civile për kundërshtimin e projektligjit për financim...

Zyra e BE-së përkrah shoqërinë civile për kundërshtimin e projektligjit për financim të partive

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova ka dal me një deklaratë për media ku përkrah protestën e shoqërisë civile kundër amendamenteve të projektligjit për financimin e partive politike.

“Partitë parlamentare duhet të marrin parasysh kërkesat e shoqërisë civile për të siguruar që ky ligj është në përputhje me opinionin ligjor të Komisionit të Venecias, dhe për këtë qëllim, të diskutohet në Komisionin Ad Hoc për Forcimin e Procesit Zgjedhor. BE-ja e mbështet fuqimisht këtë. Kjo është një reformë kyçe nën Agjendën Evropiane të Reformave, rekomandim i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së dhe është theksuar në mënyrë të përsëritur në raportin tonë vjetor të Kosovës”, thuhet në deklaratën e shefes së zyrës së BE-së dhe shefave të misioneve të BE-së në Kosovë.

BE-ja i ka ngritur shqetësimet e veta te Kuvendi dhe Qeveria, duke përfshirë edhe në takimin e fundit të Komitetit për Stabilizim dhe Asociim BE-Kosovë mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë. Përpjekjet në Kuvend për të minuar ligjin ngrisin shqetësime serioze.

“Korniza ligjore dhe institucionale për kontrollin financiar të partive politike duhet t’i përmbahet standardeve të larta. Struktura institucionale në qendër të legjislacionit, përkatësisht Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zbatimin e mandatit të saj, buxhetit dhe stafit , si dhe vendimmarrjes, duhet të jetë e pavarur nga përfaqësuesit e partive politike në bordin e KQZ-së. Një pavarësi e tillë është thelbësore për funksionimin e duhur të këtij trupi dhe duhet të kërkohet rreptësisht nga ligji”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz