BallinaLajmeZyberaj i përgjigjet Vulinit pas provokimit të rëndë rreth hyrjes në Kosovë

Zyberaj i përgjigjet Vulinit pas provokimit të rëndë rreth hyrjes në Kosovë

Të ngjajshme

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

 Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për...
Jetlir Zyberaj, Shef i Kabinetit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave provokuese të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Zyberaj ka thënë se provokimet e tilla nuk i shërbejnë paqes ndërmjet dy popujve.

“Serbia nuk është serioze në raport me BE-në në radhë të parë. Provokimet e tilla nuk i shërbejnë paqes dhe harmonisë ndërmjet dy popujve tanë”, është shprehur Zyberaj për lajmi.net.

Reagimi i Zyberajt vjen pasi ministri serb është tallur sot me Kosovën duke thënë se hyn dhe del nga vendi ynë sa herë të dojë.

Zyberaj e ka përsëritur se Kosova nuk e provokon askënd.

“Ne nuk e provokojmë askënd duke ecur nëpër shtigjet e dhive. Të gjithë ata që thyejnë ligjet e Republikës së Kosovës ballafaqohen me forcën e ligjit”, ka përfunduar ai.

Theksojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq i cili hyri pa leje më 26 mars në Mitrovicë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz