BallinaLajmeZyba, Haradinajt: Sport më të rëndë se me lujt me guri të...

Zyba, Haradinajt: Sport më të rëndë se me lujt me guri të kufirit nuk ka

Të ngjajshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba kur ka dalë në foltoren e Kuvendit sot ka thënë se nuk ka as letra e as harta, pasi sipas tij, në këtë rast, “do të duhet të bënte veprimin që është bërë ndaj kryetarit Murat Meha”.

Madje Zyba i është drejtuar edhe kryeministrit Haradinaj, duke ia kujtuar një shprehje të tij të mëhershme, njofton Klan Kosova.

“Kohë më parë, kryeministri në shesh pati deklaruar se është për sporte të rënda, sport më të rëndë se me lujt me guri të kufirit nuk ka”.

Ai ka komentuar edhe akuzat se Vetëvendosja e ka vonuar liberalizimin e vizave, duke thumbuar kështu Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Si pasardhës politikë të Ibrahim Rugovës, me akuzat e Vetëvendosjes se e keni vonuar liberalizimin e vizave, ua rikujtoj se pasardhësi biologjik dhe politik, me aferat e ka vonu jo pak liberalizimin e vizave”.

Zyba ka thënë se Demarkacioni nuk duhet të votohet dhe se vota e partisë ku ai bën pjesë dihet.

“Vota e Vetëvendosjes dihet, kauza dhe përpjekja jonë nuk janë vetëm në këtë peticion, ndërsa ata që i referohen opozitës në këtë Kuvend, ju rikujtoj se Vetëvendosja e ka angazhimin dhe besimin te qytetarët”.

“Kërkojmë të mos votohet, të mos ipet mundësia që të bëjmë shkeljen e njejtë që e ka bërë presidenti i tashëm”.

“Ne si Vetëvendosje dhe si qytetarë të Kosovës e kujtojmë edhe zgjedhjen e këtij presidenti me polici dhe gjendje të jashtëzakonshme në këtë Kuvend”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz