back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeZvicra nuk mund të sigurojë çmim fiks për blerjen e avionëve F-35,...

Zvicra nuk mund të sigurojë çmim fiks për blerjen e avionëve F-35, SHBA refuzon

Të ngjajshme

Disa të plagosur nga dhuna në Serbi, përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit

Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit...

Të dhënat: Merdari pika më e ngarkuar në dalje të Kosovës

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga...

LDK në Kamenicë prezanton listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka bërë...

Mot me diell dhe vranësira, këto janë temperaturat për sot

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira...

Zvicra nuk do të mund të vendosë një çmim fiks për blerjen e 36 avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara. Sipas njoftimit të Këshillit Federal, Uashingtoni nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e tij. Si pasojë, kostoja totale do të tejkalojë ndjeshëm gjashtë miliardë franga.

Në javët e fundit janë zhvilluar “diskutime intensive” me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë për çmimin fiks të këtyre avionëve. Çështja është trajtuar edhe gjatë një bisede telefonike midis Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Këshilltarit Federal Martin Pfister, kreu i Departamentit Federal të Mbrojtjes (DDPS).

Nga këto diskutime, u bë e qartë se SHBA nuk është e gatshme të ndryshojë pozicionin e saj. Zvicra duhet të pranojë se nuk mund të imponojë një çmim fiks, siç kishte synuar. Çmimi për çdo seri prodhimi do të jetë ai i negociuar midis qeverisë amerikane dhe prodhuesit Lockheed Martin.

“Nuk ka asnjë skandal,” u shpreh ministri i mbrojtjes Martin Pfister, duke theksuar se Zvicra ende e konsideron marrëveshjen si me çmim fiks, por “pala tjetër nuk e pranon këtë, dhe pala tjetër është më e fuqishme”. Ai gjithashtu mohoi çdo faj të autoriteteve zvicerane, përfshirë paraardhësen e tij Viola Amherd.

Projekti i blerjes vazhdon

Aktualisht nuk është e mundur të përcaktohet kostoja e saktë përfundimtare. Këshilli Federal ka komunikuar më herët se shpenzimet shtesë mund të variojnë nga 650 milionë deri në 1.3 miliardë franga. Megjithatë, projekti për blerjen e F-35-ve do të vazhdojë.

Opsionet e shqyrtuara përfshijnë:

blerjen e më pak avionëve se 36 të planifikuarit fillimisht,

kompensim të pjesshëm përmes marrëveshjeve të industrisë me Lockheed Martin,

një buxhet shtesë të miratuar nga Parlamenti,

ose një kombinim i këtyre masave.

Një grup pune do të vlerësojë gjithashtu nëse nevojat aktuale të mbrojtjes ajrore përputhen ende me bazat e raportit “E ardhmja e mbrojtjes ajrore” të vitit 2017.

Reagime të ndara nga partitë politike

PS (Partia Socialiste) kërkon të hiqet dorë nga blerja e F-35-ve dhe të kërkohen alternativa me partnerë europianë. Sipas bashkëkryetares Mattea Meyer, “popullsia është mashtruar” dhe duhet të votojë sërish mbi këtë çështje.

Të Gjelbrit kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të procesit dhe ndërprerjen e pagesave të kontraktuara.

PLR (Partia Liberale-Radikale) e konsideron vendimin për të pranuar rritjen e çmimit si “të dhimbshëm, por të drejtë”, duke kërkuar megjithatë sqarime mbi keqkuptimin për çmimin fiks.

Partia Qendrore mbështet vazhdimin e blerjes, duke e konsideruar avionin thelbësor për sigurinë e hapësirës ajrore të Zvicrës.

Të Gjelbrit Liberalë kërkojnë një zgjidhje për të respektuar kufirin buxhetor prej gjashtë miliardë frangash, p.sh., duke blerë 30 avionë në vend të 36-ve. /albinfo.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz