back to top
Thursday, November 6, 2025
BallinaLajmeZvicra ndërmerr masa për thirrjet mashtruese me numra të falsifikuar

Zvicra ndërmerr masa për thirrjet mashtruese me numra të falsifikuar

Të ngjajshme

Gjermani: Makinat lyhen me simbolin na*ist

Rreth 50 automjete janë lyer me atë që duket...

De Rossi merr drejtimin e ekipit të njohur të Serie A

Genoa ka emëruar Daniele De Rossin si trajner të...

Cristiano Ronaldo, koleksion me mbi 40 makina, por…

Imagjinoni të keni më shumë se 40 makina sportive,...

Qeveria zvicerane po merr masa për të ndaluar thirrjet mashtruese me numra të falsifikuar. Nga 1 janari 2026, thirrjet nga jashtë që tregojnë një numër zviceran do të identifikohen ose bllokohen automatikisht nga ofruesit e shërbimeve telefonike. Nga 1 korriku 2026, kjo do të aplikohet edhe për numrat celularë.

Thirrësit shpesh paraqiten si policë, banka ose institucione qeveritare për të marrë të dhëna sensitive, si informacionet e kartave të kreditit. Këto thirrje zakonisht vijnë nga jashtë, por shfaqin një numër zviceran, duke e bërë të vështirë identifikimin e mashtrimit.

Zyra Federale e Komunikimeve (OFCOM) ka zhvilluar masat në bashkëpunim me ofruesit e telekomunikacionit. Sipas Swisscom, rreth një milion thirrje të tilla bllokohen çdo muaj. Masat kanë precedentë të ngjashëm në Austri dhe Gjermani, ku incidenca e thirrjeve mashtruese ka rënë ndjeshëm.

Megjithatë, OFCOM paralajmëron se mashtruesit gjithmonë gjejnë mënyra të reja për të vepruar, dhe lufta kundër “call spoofing” mbetet një lojë macja-me-mishin./Albinfo.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz