Zvicra ka regjistruar një performancë financiare më të mirë se sa ishte parashikuar për vitin 2025. Pavarësisht projeksioneve fillestare për një deficit prej rreth 800 milionë frangash, qeveria zvicerane ka mbyllur vitin me një suficit prej 300 milionë frangash, njoftoi të mërkurën Këshilli Federal, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, ky rezultat pozitiv është kryesisht pasojë e të hyrave shtesë të kontribuara nga Gjeneva në arkën federale, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e bilancit buxhetor.
Megjithatë, pavarësisht suficitit të regjistruar, Këshilli Federal paralajmëroi se situata financiare mbetet e ndjeshme. Autoritetet theksuan se plani i kursimeve për vitet 2027–2029 do të mbetet në fuqi, duke e konsideruar atë të domosdoshëm për stabilitetin afatmesëm të financave publike.
“S pa këto masa, deficitet pritet të arrijnë nga 2 deri në 4 miliardë franga që nga viti 2027”, thuhet në deklaratën zyrtare të Këshillit Federal.
Qeveria zvicerane ka theksuar se disiplinimi fiskal mbetet prioritet strategjik, në një kohë kur presionet mbi buxhetin publik po rriten si pasojë e shpenzimeve strukturore, sfidave ekonomike dhe angazhimeve afatgjata financiare. /Albinfo.ch