BallinaSportZvicra e shqiptarëve siguron kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”

Zvicra e shqiptarëve siguron kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”

Të ngjajshme

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Vlerësimi i ekspertit: Ujdia e Ohrit, dështimi i madh i BE-së

Më 18 mars të vitit 2023 atëbotë kryediplomati i...

Kombëtarja e Zvicrës ka barazuar pa gola (0-0) në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e dytë të “Play-Off”it, por ka arritur të kualifikohet për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” falë fitores 1-0 si mysafirë.

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë helvetikëve që rrezikuan disa herë për ta gjetur golin epërsisë.

Rastet më të mira ishin ai i Haris Seferovic (6’) dhe Xherdan Shaqirit (25’), por që në të dy rastet nuk u gjet goli dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Shaqiri gjatë një aksioni në pjesën e parë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Irlanda e Veriut arriti të rrit nivelin e lojës dhe të rrezikoj disa herë Zvicrën, por edhe vendasit krijuan disa raste për gol.

Xhemaili me akrobacione në pjesën e parë (Foto: UEFA)

Fillimisht ishte mbrojtësi Ricardo Rodriguez (50’) që rrezikoi me një goditje pastaj për irlandezo-veriorët provoi Conor Washington (55’), por në dy rastet mungoi goli.

Deri në fund të takimit, të dy kombëtaret provuan edhe disa herë, por Zvicra arriti mirë të menaxhoj situatën dhe në fund ndeshja përfundoi ashtu siç nisi, pa gola 0-0.

Formacioni që e dërgoi Zvicrën në Kupën e Botës (Getty Images)

Kështu, pas 180 minutave lojë në dy ndeshjet “Play-Off”, Zvicra arriti të kualifikohet për në Kampionatin Botëror falë fitores 1-0 në udhëtim.

Ndryshe, Zvicra bëhet skuadra e parë që siguron nga Evropa kualifikimin nga “Play-Offi” në botëror, ndërsa një biletë presin ta këpusin edhe njëra nga kombëtaret në këto çifte: Kroacia-Greqia, Italia-Suedia dhe Danimarka-Irlanda. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz