BallinaBotëZvicra do të mbajë referendum: Jo më shumë se 10 milionë banorë

Zvicra do të mbajë referendum: Jo më shumë se 10 milionë banorë

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Me sloganin “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”, Partia Demokratike Zvicerane, e ekstremit të djathtë, ka promovuar referendumin që do të mbahet më 10 qershor dhe që mund të ketë pasoja të forta për vendin.

Qytetarët zviceranë do të votojnë për kufizimin e popullsisë rezidente në maksimum 10 milionë banorë, ndërsa nëse iniciativa miratohet, ajo do të hyjë në fuqi sapo popullsia të kalojë pragun e 9,5 milionëve, shkruan A2 CNN.

Masa parashikon vendosjen e kufizimeve për hyrjet e reja në vend, përfshirë azilkërkuesit dhe bashkimet familjare, ndërkohë që aktualisht popullsia e Zvicrës është rreth 9,1 milionë banorë.

Promotorët e referendumit thonë se rritja e numrit të banorëve po shton qiratë dhe po rëndon infrastrukturën dhe shërbimet publike. Kundërshtarët paralajmërojnë se iniciativa mund të dëmtojë ekonominë dhe të rrezikojë marrëveshjet me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të njerëzve./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz