BallinaLajmeZv.ministri i ri i Shëndetësisë ishte arrestuar si i dyshuar për korrupsion

Zv.ministri i ri i Shëndetësisë ishte arrestuar si i dyshuar për korrupsion

Të ngjajshme

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Pavarësisht se ishte i arrestuar për korrupsion në nëntor të vitit 2018,  ish-këshilltari i Pal Lekajt nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pjetër Ndou, është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndou kishte qenë njëri nga zyrtarët e lartë të Ministrisës së Infrastrukturës, e cila udhëhiqej atëkohë nga Pal Lekaj.

Arrestimi i tij erdhi  pasi që dyshohej për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell Telegrafi.

Në atë kohë përveç Ndout, në Ministrinë e Pal Lekajt ishin arrestuar edhe katër zyrtarë që hyjnë në mesin e zyrtarëve kryesorë të kësaj ministrie.

Burim Deliu, udhëheqës i Departamentit për patentë shoferë,
Kadri Krasniqi, drejtor i Departamentit për kontrolle teknike dhe homologim, Burim Krasniqi, drejtor i Këshillit për siguri rrugore dhe Mhill Bibaj, ekzaminer në Gjakovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz