BallinaLajmeZv/Kryeministri Tahiri: Qysh sot do merremi me vonesat e 170 eurove për...

Zv/Kryeministri Tahiri: Qysh sot do merremi me vonesat e 170 eurove për përfituesit

Të ngjajshme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë përfitues ende nuk i kanë marrë si pjesë të parë dhe për ekzekutimin e tyre për pjesën e dytë.

Tahiri në ‘RADIO 1’ tha se kjo çështje është në prioritetin e Qeverisë së re dhe personalisht ai me këtë çështje do merret qysh sot.

“Çdo vendim shtetëror, është obligim shtetëror. E kemi parasysh shqetësimin e madh qytetarë për vonesat. Ajo që mund të them është se ekzekutimi dhe përmirësimi do bëhet sa më parë. Shpresojë shumë, qysh pasdite, pas agjendës në terren, do ulemi me kryeministin Hoti, ministren e Financave Bajrami dhe të shohim se ku ka mbetur kjo çështje që është shqetësim i madh qytetarë. Ajo çfarë mund të them është se duhet të jemi realist dhe mos të premtojmë data por me programacion qeveritarë, njerëzve tua kryejmë obligimet.”-deklaroi Tahiri.

Tutje zv/kryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri nuk ka dashur të komentojë debatin që po zhvillohet në seancën e Kuvendit të Kosovës mbi keqpërderimet e mundshme të qeverisje së shkuar gjatë pandemisë, porse ka reaguar tek gjesti i mospranisë së tyre në pranim-dorëzim të detyrave qeveritare nga ana e ish-kryeminsitrit Kurti.

“Nuk do doja të merresha tani me këtë çështje. Ne shumë shpejt do ta kemi programin tonë qeveritar para Deputetëve e ku përfshihet edhe Pandemia dhe pas-Pandemia. Ajo çfarë doja të thoja, është se për Memorien qeveritare nuk ka qenë me vend mos dorëzim-pranimi i detyrave, megjithatë mbetet në zgjedhjen e z.Kurti.”-tha Tahiri në ‘RADIO 1’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz