Zuckerberg dhe bashkëshortja premtojnë 3 miliard dollar për luftën ndaj sëmundjeve
Çifti Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan kanë premtuar të investojnë të paktën 3 miliard dollar në luftën ndaj sëmundjeve.
Gjatë një konferencë të mbajtur në San Francisco ditën e Mërkure, Dr. Chan tha se investimi në kërkimet rreth sëmundjeve dhe zhvillimin e kurave do të vijë nga iniciativa Chan Zuckerberg, një kompani e cila posedon 99% të aksioneve të çiftit në rrjetin social Facebook.
Kjo lëvizje do të drejtohet nga neuroshkencëtari i Universitetit Rockefeller, Cori Bargmann. Në bashkëpunim me Universitetin e Stanford, Universitetin e Kalifornisë dhe Universitetin e Berkley do të ndërtohet qendra hulumtuese “Chan Zuckerberg Biohub.”

Lexo edheInstagram sjell risi të re
Laboratori do të marrë 600 milion dollar fonde përgjatë 10 viteve të ardhshme. Kjo nismë do të përqendrohet në zhvillimin e mjeteve për menaxhimin, parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve. (CIO Albanian)














