Gjatë një bastisjeje në fshatin Orashak të Zubin-Potokut, policia ka gjetur prova të dyshimta materiale.
Sipas raportit policor, rasti u procedua dje rreth orës 13:00, në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, i cili gjendej jashtë shtetit.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pushkë M-48, uniforma ushtarake me emblema me katër C, dhe një kapelë ushtarake, shkruan IndeksOnline.
Bastisja është bërë në prezencën e një dëshmitari, i afërm i pronarit të shtëpisë.
“Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/