back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZRRE thotë se bizneset dolën “me sukses” në tregun e hapur të...

ZRRE thotë se bizneset dolën “me sukses” në tregun e hapur të energjisë elektrike, OEK paralajmëron “efekte të mëdha negative për bizneset, ekonominë e qytetarët”

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se nga sot bizneset e mëdha kanë kaluar në tregun e hapur të energjisë elektrike.

ZRRE njoftoi se “ka filluar me sukses vazhdimi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”.

“Ky proces përbën një hap të rëndësishëm dhe të shumëpritur drejt ndërtimit të një tregu të hapur, konkurrues dhe transparent, i cili do të ofrojë më shumë mundësi për konsumatorët që të zgjedhin lirshëm furnizuesin e tyre të energjisë elektrike. Liberalizimi i tregut synon të sjellë përfitime konkrete për konsumatorët përmes rritjes së konkurrencës ndërmjet furnizuesve, përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe krijimit të kushteve të favorshme për çmime transparente dhe në parime të tregut të lirë. Ky është një hap thelbësor drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe integrimit të plotë të tregut të energjisë së Kosovës në tregun rajonal dhe atë evropian”, tha ZRRE në një njoftim.

Bizneset kanë kundërshtuar edhe me protesta këtë vendim, hyrjen në fuqi të të cilit ZRRE e konsideron të suksesshëm.

Aleanca Kosovare e Bizneseve tha sot se ZRRE-ja ka vepruar në mënyrë të njëanshme, pa transparencë dhe duke shpërfillur realitetin ekonomik të vendit.

“Ky vendim është goditje direkte ndaj sektorit privat, që është shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës, dhe rrezikon qindra vende pune, ul konkurrencën, dhe nxit rritjen e çmimeve për konsumatorët”, u tha në reagimin e AKB-së.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna paralajmëroi “efekte të mëdha negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët”.

ZRRE vendosi që nga sot, të gjitha bizneset e mëdha, me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, duhet ta zgjedhin vetë një kompani të licencuar për furnizim me energji elektrike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz