back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeZRRE pranon vendimin nga Komercialja për liberalizimin e tregut: Ligjshmëria...

ZRRE pranon vendimin nga Komercialja për liberalizimin e tregut: Ligjshmëria po konfirmohet nga gjykatat kompetente

Të ngjajshme

Italia në krizë turistike, plazhet janë bosh…

Italianët po shmangin shkuarjen në plazhe private këtë verë,...

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe...

Rama: Dënimin më të rëndë sipas ligjit për ata që ndezin zjarre qëllimisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi me anë të...

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka pranuar sot nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, Aktvendimin lidhur me masën e sigurisë për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Aktvendimi i Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë ka Aprovuar ankesën e ZRrE dhe ka ndryshuar pikën IV të Aktgjykimit KA.nr.301/25 të Gjykatës Komerciale – Dhoma Shkalla e Parë, me ç’rast ka Refuzuar padinë e paditësit për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është  në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar të gjitha standardet procedurale dhe materiale. Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

ZRrE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik.

ZRrE mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg te energjisë elektrike të drejtë, funksional dhe konkurrues, në shërbim të konsumatorëve dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit