ZRRE njofton për afatin e fundit të furnizimit nga KEK – rrezik ndërprerjeje për konsumatorët pa kontratë pas 30 korrikut

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar konsumatorët që aktualisht furnizohen me energji elektrike nga KEK-u, përmes mekanizmit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), se ky furnizim do të përfundojë më 30 korrik 2025, për ata që e kanë shfrytëzuar këtë shërbim që nga 1 qershori 2025.
ZRRE u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që të lidhen sa më parë me një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji. Në të kundërtën, pas datës 30 korrik, furnizimi i garantuar përmes FMF do të pushojë së qeni i vlefshëm ligjërisht, dhe si pasojë do të ndodhë ndërprerja automatike e energjisë elektrike, transmeton lajmi.net
Institucioni rregullator thekson se ky veprim është pjesë e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, i cili po zbatohet sipas ligjit dhe standardeve rregullatore evropiane.
ZRRE gjithashtu bëri të ditur se vendimet e saj janë vlerësuar si të ligjshme edhe nga gjykatat, duke konfirmuar kështu se procesi i liberalizimit po zhvillohet në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi.

Lexo edheShemsedin Haxhijaj zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë
Postimi i plotë:














