BallinaLajmeZRRE monitoron devijimet e njehsorëve, u bën thirrje konsumatorëve të raportojnë rastet...

ZRRE monitoron devijimet e njehsorëve, u bën thirrje konsumatorëve të raportojnë rastet te KEDS-i: AMK është përgjegjës për kalibrimin e tyre

Të ngjajshme

“Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një koreografi

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, tifozëria...

​Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i...

Dërgesa ekspres, pa stres – DHL

Në botën ku gjithçka lëviz me shpejtësi, edhe dërgesat...

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka reaguar në lidhje me raportimet për devijimin e njehsorëve elektrikë. Ata kanë thënë se janë duke e monitoruar situatën me kujdes të shtuar dhe po grumbullojnë informata që të ketë një matje të drejtë dhe të saktë të konsumit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.

Ata kanë apeluar te të gjithë konsumatorët që në rast se hasin në probleme të tilla që fillimisht t’i drejtohen KEDS-it për verifikim dhe inspektim të njehsorit elektrik.

“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, ka thënë ZRrE.

Ata kanë thënë se KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe operojnë në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi.

“Të hyrat e tyre përcaktohen nga ZRRE, gjë që e kufizon mundësinë për të përfituar nga gabimet eventuale në matjen e energjisë elektrike. Gabimet  e tilla, nëse ndodhin mund të kenë efekt të përkohshëm deri në identifikimin dhe korrigjimin e tyre. Gjithashtu, informojmë se në bazë të legjislacionit në fuqi, përgjegjës për shqyrtimin dhe kalibrimin e njehsorëve elektrik është Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, institucion kompetent për garantimin e saktësisë së pajisjeve matëse. ZRRE mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë”, ka njoftuar KEDS-i. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz