BallinaLajmeZRRE del me reagim për “borxhin e keq”: E papranueshme kërkesa nga...

ZRRE del me reagim për “borxhin e keq”: E papranueshme kërkesa nga KESCO për rritjen e tij

Të ngjajshme

Ukraina godet rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Rusi

Ukraina ka shënjestruar rafinerinë e naftës ”Kirishi” pranë Shën...

GOOOOOOOOOOOOOOOOL!!!!! KRESHNIK HAJRIZI “IA QET FLAKËN” BRATISLLAVËS!

Kosova ka arritur të shënoj golin e katërt kundër...

Lewandowski shënon, Polonia barazon ndaj Shqipërisë

Polonia ka arritur të gjejë golin e barazimit ndaj...

Çka po ndodh në Warshavë? – Polonia e rikthen komplet rezultatin, Shqipëria po mposhtet!

Polonia ka arritur të rikthej komplet rezultatin kundër Shqipërisë. Fillimisht...

Kosova vulos fitoren në Sllovaki, shënon golin e katërt (VIDEO)

Kosova me sa duket e ka vulosur fitoren ndaj...

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) tha se me qëllim të informimit të saktë të publikut, doli me një reagim për të sqaruar kuptimin dhe zbatimin e borxhit të keq në kuadër të sistemit tarifor.

“Borxhi i keq është një element i rregulluar qartë në Rregullën për Vendosjen e të Hyrave të Furnizuesit me Shërbim Universal dhe zbatohet prej vitesh në të gjitha proceset tarifore, për të siguruar që tarifat të reflektojnë kosto reale dhe të verifikuara, si dhe të mbrojnë konsumatorët që paguajnë rregullisht. Borxh i keq konsiderohet vetëm ajo pjesë e detyrimit financiar, që edhe pas ndjekjes së të gjitha procedurave ligjore dhe pas shterimit të të gjithë mekanizmave ligjorë te arketimit, mbetet realisht i paarkëtueshem”, tha ZRRE.

ZRRE shtoi se nuk i pranon automatikisht kërkesat e operatorit sepse “rregullimi tarifor nuk ndërtohet mbi supozime, por mbi fakte të verifikuara dhe çdo kërkesë i nënshtrohet analizës dhe vlerësimit profesionale”.

“Prandaj kërkesa nga KESCO për rritjen e borxhit të keq në rreth 5% është e papranueshme për ZRRE”.

Në bazë të projeksioneve te fundit, ZRRE tha se të dhënat tregojnë përmirësim të arkëtimit pas pandemisë dhe mbi këtë bazë “dhe duke u bazuar në studime qe i kane paraprirë kësaj, ZRRE ka vendosur që niveli i borxhit të keq të jetë 1.8% për vitin 2025, 1.6% për vitin 2026 dhe 1.4% për vitin 2027”,

ZRRE “siguron qytetarët se asnjë vendim tarifor nuk merret për të mbrojtur mospagesën, por për të garantuar stabilitet të furnizimit”.

Të gjitha proceset rregullatore të ZRRE-së janë publike dhe transparente, tha kjo Zyre.

“Çdo vlerësim bazohet në raporte profesionale të publikuara për konsultim dhe vendimmarrja përfundimtare merret nga Bordi i ZRRE-së vetëm pas shqyrtimit të komenteve të të gjitha palëve të interesit. Kjo garanton vendime të bazuara, të ligjshme dhe në interes të përgjithshëm publik”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz