BallinaLajmeZRRE: Bordi ka qenë prezent, mbledhja e Komisionit u shty për mungesë...

ZRRE: Bordi ka qenë prezent, mbledhja e Komisionit u shty për mungesë kuorumi

Të ngjajshme

Shqipërisë i ik një talent nga duart, vendos të luajë për Hungarinë

Shqipëria edhe zyrtarisht do të humbasë një nga talentët...

Fillon seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Ku i morën mbi gjysmë milioni Bujari, Gadafi dhe Arapi?

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor. Bujari, Gadafi dhe...

Rusia nuk ka të ndalur, vazhdon bomardimet të tmerrshme në Ukrainë

Rusia po zhvillon një seri sulmesh ajrore të vazhdueshme...

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka reaguar pas raportimeve në media se nuk ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

Sipas ZRRE-së, këto pretendime janë të pasakta, raporton lajmi.net

ZRRE ka bërë të ditur se dje ka konfirmuar pjesëmarrjen në përputhje me ftesën zyrtare të Komisionit, ndërsa sot Bordi ka qenë fizikisht i pranishëm në Kuvend, i gatshëm për të raportuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Postimi i plotë:

Në lidhje me raportimet e fundit në media se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji nuk ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, sqarojmë opinionin publik se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji informon opinionin publik se, në përputhje të plotë me ftesën zyrtare të marrë nga Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, dje ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa sot ka qenë fizikisht i pranishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i gatshëm për të raportuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Megjithatë, mbledhja e Komisionit nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.

Bordi i ZRRE-së shpreh keqardhje që disa raportime mediale kanë rezultuar të pasakta dhe kanë keqinformuar opinionin publik lidhur me mosprezencën dhe gatishmërinë e Bordit për raportim.
Duke qenë të përkushtuar ndaj transparencës së plotë dhe komunikimit korrekt me publikun, Bordi i ZRRE-së fton të gjitha mediat që, para publikimit të çfarëdo informacioni që lidhet me ZRRE-në, të verifikojnë burimet dhe të drejtohen pranë ZRrE-së për të siguruar informimim të saktë dhe zyrtar./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz