back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeZPS e kundërshton lirimin me kusht të Thaçit e Veselit, këto janë...

ZPS e kundërshton lirimin me kusht të Thaçit e Veselit, këto janë argumentet e ofruara nga avokatët e tyre

Të ngjajshme

Igli Tare lëviz përpara, takohet me agjentin e Lewandowskit

Igli Tare pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit...

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez

Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në...

Dy gra sulmohen në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të shtunën pasditen në kryeqytet,...

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në Hagë.

Sipas ZPS-së, Policia e Kosovës nuk ka kapacitet për ta mbikqyrur lirimin me kusht as të Thaçit e as të Veselit.

Pas këtij vendimi, kanë reaguar edhe mbrojtësit e Thaçit dhe Veselit, e të cilët kanë renditur argumente për lirimin në arrest shtëpiak të burgosurve në Hagë, shkruan Reporteri.net.

Mbrojtja e Thaçit, derisa ka renditur shumë arsye, ka kërkuar që të thirret seancë dëgjimore për t’i dëgjuar pikëpamjet e Policisë së Kosovës për realizueshmërinë e lirimit të Thaçit në arrest shtëpiak, pikëpamjet e qeverive të treta për lirimin e Thaçit në territoret e tyre përkatëse, pikëpamjet e palëve dhe të urdhërojë lirimin e përkohshëm të Thaçit në kushte të tilla që konsiderohen të përshtatshme.

E avokati i Veselit, Ben Emmerson i ka quajtur “shpifje” pretendimet e Prokurorisë së Speciales se Policia e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të garantuar lirimin e ish-kryetarit të Kuvendit.

Emmerson me anë të disa parashtresave të dërguara në gjykatë i ka reaguar pretendimeve të prokurorit të specializuar se kinse Policia e Kosovës s’ka kapacitete për të mbikqyrur lirimin me kusht të Kadri Veselit.

Avokati hedh akuza të ashpra ndaj Prokurorisë duke thënë se kjo e fundit përveç që po shpif ndaj Policisë së Kosovës, ajo po e akuzon atë për bashkëpunim me mbrojtjen, gjë që sipas tij përbën një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Policisë.

“Së fundi, mbrojtja vë në dukje shpifjet e përgjithshme të ZPS-së kundër forcës së saj policore. Ai pretendon se “Kosova ende nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme” dhe se “dështimet e vazhdueshme të Kosovës tregojnë një paaftësi të thjeshtë për të zbatuar masa të mjaftueshme”. SPO vë në pikëpyetje sinqeritetin e PK-së në përgjigjet e saj dhe “vetëkuptimin e PK-së për rreziqet dhe masat e nevojshme, e lëre më aftësinë e saj për të ekzekutuar masa të tilla.” Ajo(ZPS) akuzon në mënyrë të nënkuptuar policinë për bashkëpunim me mbrojtjen dhe ky është një sulm i jashtëzakonshëm i ZPS-së ndaj forcave të saj policore”, ka thënë avokati Emmerson na parashtresat e tij.

Sipas avokatit të Veselit, Policia e Kosovës është një forcë profesionale dhe në asnjë formë nuk justifikohen ato që ai i quan “përbuzje” ndaj këtij institucioni.

Këto dhe argumente tjera të Emmerson janë përmbledhur në një parashtresë prej 13 faqesh.
Kërkesa kryesore e Emmerson është që Veseli të lirohet nga paraburgimi në Hagë dhe deri në nisjen e gjykimit atij t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz