back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasZotohet Lladrovci

Zotohet Lladrovci

Të ngjajshme

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, sot janë takuar me strukturat e degës së PDK-së në Drenas.

Image may contain: 26 people, people standing, suit and wedding

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku dhe deputetja, Ganimete Musliu.

Në fjalimin e tij, Lladrovci ka përmendur të arriturat e qeverisjes së tij gjatë këtij mandati, si dhe është zotuar se do të bëj më të mirën e mundshme për qytetarët e Drenasit.

Fjalimi i Lladrovcit

I nderuari z. Kryetar, Kadri Veseli,
Të nderuara struktura të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas,
Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,
Të nderuara Familje të Dëshmorëve, Invalid e veteranë të UÇK-së,
I nderuari z. Çeku, e nderuara Znj. Musliu,
E dashura bashkëshorte imja, vajza ime Kosovare, djem të mi, Lapidar, Drilon e Rilind, i dashur vëlla Emri,
Zonja e zotërinj, Motra e Vëllezër,

Falënderoj z. Kadri Veselin që sot jo rastësisht, ka zgjedhur Drenasin për të promovuar në 18 vjetorin e themelimit të PDK-së, Kandidaturat e zgjedhjeve të 22 Tetorit.
Sot, në këtë tubim madhështor, dua t’i theksoj disa të vërteta që kanë përcjellë mandatin tim 8 mujor.
Kam ngritur efikasitetin e administratës, diciplinën në shkolla dhe shëndetësi, kam realizuar projekte infrstrukturore me standarde, kam realizuar të gjitha projektet e parapara duke e përfunduar cdo investim kapital tenderues më 7 shtator, nga 40 i kam ngritur në 100 bursa e ndërsa në vitin 2018 do të jenë 200 bursa, kam ngritur biblioteka, kam furnizuar qytetarët me ujë, kam ndërtuar ujësjellës jashtë planifikimit, kam ndërtuar rrugë përtej planifikimit, kam ndërtuar kanalizime përtej planifikimit buxhetor.
Aty ku nuk ka shkuar uji asnjë herë kemi bartë ujë, kam pastruar rrugët nga bora që nuk janë pastruar, kam kursyer buxhetin e mallra dhe shërbimeve me 72%, zero shpezime për dreka e darka, kam drejtuar punësimin në arsim nga 42 të pasistemuar e kam kthyer në zero pagesën joligjore, kam vënë rregull në ambientet publike, kam aprovuar të gjitha kërkesat e familjarëve të dëshmorëve për banjë, kam zbatuar projektet në shërbim të komunitetit duke i hequr shpenzimet e varrimit, kam vjelë tatimet e komunës pa perjashtuar askend, për 6 muaj tejkalim për 26%.
Kam edhe shumë suksese tjera që po rikonfirmohen te qytetaret në takimet e deritashme, dorë më dorë e shpi për shpi.
Me Listën zgjedhore të Partisë Demokratike, ne sërish do të jemi fitimtar, ne do të fitojmë sepse Drenasi dhe Drenica, ishin, janë dhe do të mbesin bastione të pamposhtura të Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ne ua dimë më mirë se kushdo nevojat qytetarëve.
Ne ma mirë se kushdo e dimë çka po duam. Ne duam që Drenasi të jetë i pëlqyshëm për jetë e për punë, ne duam që Drenasi të jetë shembull i qeverisjes së mirë.
Faleminderit kryetar Veseli që më këni besuar.
Këtë falënderim e bëj edhe për strukturat të cilat parreshtur janë në ballë të betejës për cdo votë. Sepse ne duam ta vazhdojmë ndryshimin për Drenasin dhe krejt Kosovën. Të arriturat e deritashme, pa ndihmën Tuaj për buxhet nuk do të kryheshin, pa ndihmën e zyrtarëve të komunës, nuk do të zbatoheshin.
Pa vullnetin e anëtarësisë, të qytetarëvë pa dallim nuk mund ta cojmë më tej Forcën e Ndryshimit. Ne jemi Forca e Ndryshimit në Drenas, je jemi Partia Demokratike e cila i priu këtij vendi dhe këtij qyteti. Sot, me krenari, Kryetar veseli mund të konstatoj, dje ju besuan fjalëve Tuaja dhe fjalëve të mia, sot qytetari na falënderon sepse ne kemi vepra.
Kërkoj mobilizim nga të gjithë anëtarët, drejtuesit lokal e qendror të PDK-së që të kontribuojmë që forca e ndryshimit në Drenas të vazhdoj, sepse ne jemi më të mirët, ne jemi më të gatshëm se kurre ta cojmë përpara cilësinë e jetës së qytetarëvë të komunës së Drenasit.
Ne kemi nevojë për mbështëtjen Tuaj Zoti Kryetar,
Ne kemi nevojë për mbështetjen e qytetarit që Forca e ndryshimit të fitoj në Drenas dhe krejt Kosovën, sepse ne kemi dëshmuar se jemi më të përkushtuar dhe më të gatshëm dhe më të motivuar që Drenasin ta bëjmë shembull për jetë e për punë. Ne kemi projekte për punësim. Ju falënderojmë Kryetar për Parkun e ri të biznesit. Ju faleminderit për investimet kapitale që i keni tejkaluar për qyetarët e Drenasit.
Ne kemi besim se në mandatin e ardhshëm do të bëjmë shumë herë më shumë. Edhe duhet të bëjmë më shumë. Ua jap fjalën, dhe zotohem para jush, Unë, do të bëj më të mirën e mundshme për qytetarin.
Ju faleminderit kryetar Veseli,
Ju faleminderit Familje të dëshmorëve, invalid e veteranë të UÇK-së. Ju falënderoj të gjithë simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së, që e mbështesin PDK-në, sepse Ju jeni Forca e Ndryshimit!
Ju faleminderit qytetar që i besoni Forcës së Ndryshimit, andaj adresa Juaj është PDK dhe numri 94, që t’i vazhdojmë sukseset! Ne jemi Forca e Ndryshimit në Drenas!
Voto PDK-në, Voto Numrin 94.
Faleminderit!

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz