“Zoti e shpërbleftë me parajsë”, Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit me duartrokitje
dp

Lexo edhe“Shpat, do ta bëjmë atë duet në botë tjetër”, përlotet Arif Ziberi i “Elita 5” gjatë fjalimit të tij

Salla e Pallatit të Kulturës në Tetovë, e mbushur deri në vendin e fundit me familjarë, miq, kolegë, figura publike dhe qytetarë, u ngrit në këmbë në shenjë respekti për artistin që la gjurmë të thella në muzikën shqiptare.

Në mbyllje të ceremonisë, ndërsa arkëmorti i Shpatit ishte i vendosur në skenë i mbuluar me flamurin kombëtar, u dhanë fjalët e fundit para nisjes drejt varrezave: “Zoti e shpërbleftë me parajsë, dalëngadalë, po nisim rrugën për tek varrezat”.
Atmosfera në sallë ishte e rënduar nga dhimbja, por e mbushur edhe me mirënjohje për jetën dhe veprën e artistit.

Lexo edhe“Shpat, do ta bëjmë atë duet në botë tjetër”, përlotet Arif Ziberi i “Elita 5” gjatë fjalimit të tij
Duartrokitjet e pranishmeve zgjatën për minutë të tëra, ndërsa shumë prej tyre nuk i përmbajtën lotët.