back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaZgjedhjetZogiani i VV-së e Musliu e PDK-së, përplasen ashpër për luftën kundër...

Zogiani i VV-së e Musliu e PDK-së, përplasen ashpër për luftën kundër korrupsionit

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë

Dy persona janë arresuar në rrugen “Hasan Prishtina” në...

E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e...

Trump rrit tarifat amerikane për importet e Koresë së Jugut në 25%

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do...

Përplasje të ashpra janë zhvilluar mes përfaqësuesve të subjekteve politike derisa po debatohej për korrupsionin në “Debat Plus” me Erma Pandurin në RTV Dukagjini.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Avni Zogiani është përplasur ashpër me Ganimete Musliun nga PDK për këtë temë.

Zogiani ka përmendur familjarët e Presidentit Thaçi si të lidhur me afera korruptive, përcjell Telegrafi.

Musliu ka reaguar duke thënë se Vetëvendosje vazhdon të ketë ABC-në e politikës së tyre të ketë Presidentin Thaçi.

Zogiani ka replikuar duke thënë se jemi duke folur për korrupsion dhe për aferën “Pronto” ku kanë qenë të përfshirë zyrtarë të PDK-së.

Zyrtarja e PDK-së ka thënë se derisa vetëvendosje merret me ta, PDK merret me problemet e qytetarëve.

“Ju i keni humbur zgjedhjet sepse jeni demagogë e nuk keni ide si bëhet lufta kundër korrupsionit”, tha ndër të tjera Ganimete Musliu./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz