BallinaLajmeZKM për takimin e Kurtit me Gjukanoviqin në Prishtinë: Në fokus situata...

ZKM për takimin e Kurtit me Gjukanoviqin në Prishtinë: Në fokus situata e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, njofton ZKM.

ZKM thotë se “z. Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës”.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor, vijon njoftimi.

“Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të rajonit”, thuhet në njoftim.

ZKM thekson se “Qeveria e re do të vazhdojë ta ketë synim të palëkundur integrimin euro-atlantik dhe prioritet zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë e tyre, pa dallim”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz