BallinaLajmeZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Të ngjajshme

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste...

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga udhëheqës shtetes, me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe mandatit të ri qeverisës, tha Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

ZKM ka përmendur disa liderë që e kanë uruar Kurtin.

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz; presidenti i Francës, Emmanuel Macron; kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš; kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden; ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari; janë në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve, udhëheqësve të institucioneve dhe organizatave të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale, përfaqësuesve politikë, aktivistëve dhe veprimtarëve që kanë uruar kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kurtit thotë se “krahas vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet, institucionet dhe organizatat përkatëse, elemente thelbësore në urimet e pranuara nga kryeministri Kurti ishin mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz