back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Të ngjajshme

E theu rekordin botëror, e dashura e atletit qenka e bukur si kukull

Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në...

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Menaxhimi i fondit për burimet e ripërtëritshme të energjisë”, i cili është pjesë e planit vjetor të auditimit për periudhën 2024/2025.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se auditimi ka në fushëveprim  Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ministrinë e Ekonomisë (ME) si dhe synon të vlerësojë efikasitetin e menaxhimit, monitorimit dhe zbatimit të masave për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

“Kosova si nënshkruese e Traktatit për komunitetin e energjisë ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të  energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë. Megjithatë, ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e këtyre skemave”.

“Prandaj përmes këtij auditimi, ZKA-ja synon të vlerësojë rolet dhe performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e detyrimeve dhe politikave, integrimin e energjisë së ripërtëritshme në sistem dhe zhvillimin e një tregu transparent e të qëndrueshëm. Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar për të siguruar që pasuritë natyrore të menaxhohen në mënyrë transparente dhe efektive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz