Zjarri përfshin një depo në Lipjan, shkakton vetëm dëme materiale (Video)
dp

Lexo edheZhgënjim në BE: Sllovakia pengon miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve kundër Moskës

Një zjarr ka përfshirë një depo të një biznesi në hyrje të Lipjanit, rreth orës 16:30 të ditës së sotme.
Policia njoftoi se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Depoja ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Lexo edheZhgënjim në BE: Sllovakia pengon miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve kundër Moskës
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibrahim Rugova në Lipjan. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/