Zjarri përfshin një arë bujqësore afër objektit të burgut në Lipjan – rrezikohen shtëpitë përreth
dp

Lexo edheShqipëria nën zjarre, në ndihmë do t’i dalin edhe dy helikopterë nga Italia e Kroacia

Zjarri, që përfshiu me shpejtësi sipërfaqe të konsiderueshme, ka rrezikuar seriozisht shtëpitë që ndodhen në afërsi të fushës së djegur, transmeton lajmi.net
Pamje të siguruara nga lajmi.net:
Ky është vetëm një nga dhjetëra rastet e zjarreve që kanë përfshirë Kosovën gjatë ditëve të fundit, kryesisht si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme. Shumë vatra aktive janë raportuar në zona të ndryshme të vendit, duke ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve dhe dëmet ndaj pronës dhe mjedisit.

Lexo edheShqipëria nën zjarre, në ndihmë do t’i dalin edhe dy helikopterë nga Italia e Kroacia
Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit, për të shmangur përhapjen dhe pasojat më të rënda./lajmi.net/