back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeZjarri në Rugovë, banorët e evakuuar nuk janë lejuar të kthehen ende...

Zjarri në Rugovë, banorët e evakuuar nuk janë lejuar të kthehen ende në shtëpi

Të ngjajshme

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Frank Lampard e fiton sërish çmimin “Trajner i Muajit” në Championship

Legjenda e futbollit anglez, Frank Lampard është duke kaluar...

Një person i vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në aksidentin që ndodhi sot...

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për...

Policia e Pejës ka deklaruar se në fshatin Shtupeq i Madh zjarri nuk është vënë ende nën kontroll të plotë. Po ashtu, bëhet e ditur se banorët e evakuuar për shkak të zjarrit, nuk janë lejuar ende të kthehen

Në komunikatën e policisë së Pejës është bërë e ditur se rreziku në bjeshkët e Rugovës nuk ka kaluar ende.

“Nga data 30. Korrik 2021 e deri me sot, jemi dëshmitarë te shumë zjarreve qe kanë përfshirë komunat ne rajonin e Pejës e sidomos në parkun nacional në fshatin Shtupeq i Madh – Rugovë. Gjatë kësaj periudhe PK-së së bashku me partneret: FSK, Agjensioni i Emergjencave, Zjarrfikësit, Agjensioni për menaxhimin e parkut nacional, Kuvendet Komunale, Dogana po angazhohen ne vazhdimësi ne mënyrë qe zjarret te vihen nen kontroll dhe të shuhen tërësisht. Deri sa ne Komunat tjera situatën e kemi nen kontroll, zjarri ne fshatin Shtupeq i Madh ende nuk është venë nën kontroll të plotë. Dje në orët e pas ditës pas rrezikut qe u kanosej disa shtëpive të fshatit nga zjarri, banoret janë evakuar nga to me qellim të vetëm ruajtjen e jetës se tyre. Të njëjtit ende nuk janë lejuar te kthehen ne shtëpitë e tyre, pasi qe rreziku ende nuk ka kaluar, andaj kërkojmë mirëkuptim nga ana e tyre”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, policia ka kërkuar nga bqytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në natyrë.

“Apelojmë të të gjithë qytetaret të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, e ne veçanti Bjeshkët e Nemuna që maksimalisht të jen te kujdesshëm dhe të përmbahen çdo sendi që mund të aktivizoji zjarre gjatë përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyrë etj.) Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët të jen të kujdesshëm dhe shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë PK-së për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të zjarr vënieve”, njofton policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz