Furra e bukës “Adriatiku” në Mitrovicë është kapluar nga zjarri dje rreth orës 22:18.
Në vendngjarje ka dal Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca pasi që një person ka tentuar ta fik zjarrin dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Personi i lënduar është dërguar në emergjencë ndërsa pas trajtimit është liruar në shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Fexhrije Pllana.
“Me datën 26.08.2025 rreth orës 22:18 ne stacionin policor Jugu Mitrovicë është pranuar informata se ne Shesh-Mitrovicë Jug është duke u djegur furra Adriatiku. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësite policore, njësia e zjarrfikëseve si dhe Ambulanca, pasi që një kalimtar i rastit i moshës madhore ka tentuar ta fik zjarrin dhe ka pësuar lëndime te lehta trupore, i cili është dërguar në emergjence ku pas marrjes se trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi”, ka thënë Pllana.