Zjarri masiv në Norvegji shkatërron mbi 100 shtëpi
dp

Lexo edheTrump akuzon Kanadanë si përgjegjëse për zjarret që po ndotin qytetet amerikane

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes erërave të forta, thanë zyrtarët e shpëtimit.
Tymi i zi i dendur mbuloi zonën, e cila ndodhet rreth 50 km në perëndim të Oslos, por nuk pati raportime për viktima ose persona të zhdukur nga flakët, të cilat përfshiu një lagje me banesa në formë tarracash.
Më shumë se 60 zjarrfikës punuan për të shuar zjarrin, ndërsa helikopterë u dërguan për të shuar flakët me ujë.

Lexo edheTrump akuzon Kanadanë si përgjegjëse për zjarret që po ndotin qytetet amerikane
Policia evakuoi qindra njerëz ndërsa zjarri vazhdoi të digjej dhe u përhap edhe në pyllin përreth. Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit i cili u përhap me shpejtësi.