Zjarri dogji 8 hektarë bimësi, arrestohet 25-vjeçari në Konispol
dp

Lexo edheZëvendësdrejtoresha ekzekutive e KESCO-s, Rudina Heroi-Puka: Bizneset po zgjedhin KESCO-n si partneritetin e tyre të besueshëm për furnizim me energji elektrike

Policia e Sarandës ka ndalur një 25-vjeçar si autor i dyshuar i një zjarrvënieje në Konispol. Zjarri në fjalë dogji tetë hektarë bimësi. Ndërkohë hetim ka nisur ndaj një 51-vjeçari, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i të riut.
Nga hetimet rezultoi se 25-vjeçari ishte larguar nga banesa duke thyer arrestin e shtëpisë.
“Rreth orës 23:30, në bashkëpunim me shtetasin S. I., ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote, në fshatin Janjar, Konispol, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre”, njoftoi policia.

Lexo edheZëvendësdrejtoresha ekzekutive e KESCO-s, Rudina Heroi-Puka: Bizneset po zgjedhin KESCO-n si partneritetin e tyre të besueshëm për furnizim me energji elektrike