BallinaLajmeZjarrfikësit japin alarmin. Gjendja tejet serioze (Video/Foto)

Zjarrfikësit japin alarmin. Gjendja tejet serioze (Video/Foto)

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Para një ore ka shpërthyer njëra nga cisternat e naftës së pompës së derivateve “Al Petrol” në Fushë Kosovë, ku kanë pësuar lëndime disa njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore, ato mjekësore dhe të zjarrfikësve, raporton Indeksonline.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka ka thënë në një prononcim për Indeksonline se gjendja nuk është aspak e mirë.

“Gjendja nuk është aspak e mirë, kemi shumë problem me rrymë këtu, me instalimin e ujit që është bërë këtu, e këta të KEK-ut nuk po dojnë ta lëshojnë rrymën për arsyeje të tyre. Pa rrymë nuk kemi kapacitet me e mbuluar rezervuarin fatkeqësisht”, ka thënë Zeka.

Ai ka theksuar se për fat të mirë u kanë dal në ndihmë nga Aeroporti i  Prishtinës, me të cilët po intervenojnë së bashku.

“Për momentin është vetëm një rezervuar duke u djegur, te shohim sa po mundemi me arrit me e ndal zjarrin që është shumë i madh. Cisterna që po rrjedh tanimë ka shpërthyer, por janë këta përreth, sepse Al Petrol është një kompani e madhe por po shpresojmë që nuk ndodh asgjë sepse do ta pësojmë të gjithë që jemi këtu”, ka thënë tutje Zeka. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz