back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeZjarrfikësit e Gjakovës nxjerrin një të lënduar nga vetura e aksidentuar

Zjarrfikësit e Gjakovës nxjerrin një të lënduar nga vetura e aksidentuar

Të ngjajshme

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Drejt 4 marsit pa emër për kreun e shtetit

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati kushtetues për...

E pranon Laporta: Marrëdhënia ime me Messin nuk është si më parë

Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij...

Pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës kanë nxjerrë një person të lënduar nga një veturë e aksidentuar.

Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim të Gjakovës sot në mëngjes.

Postimi i plotë:

Sot, në orët e mëngjesit rreth orës 08:00, Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar në një rast aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Qerim. Njësitë tona kanë realizuar tërheqjen dhe nxjerrjen e një personi nga automjeti i aksidentuar, duke vepruar sipas procedurave operative standarde.

Pas stabilizimit fillestar në vendin e ngjarjes, personi i lënduar është dorëzuar tek ekipi i Shërbimit të Urgjencës për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Brigada e Zjarrfikësve mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe reagimin e shpejtë në çdo situatë emergjente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz