BallinaLajmeZjarr në një kafene në Ferizaj, policia jep detaje mbi rastin

Zjarr në një kafene në Ferizaj, policia jep detaje mbi rastin

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Një zjarr ka përfshirë një kafene në Ferizaj sot rreth orës 14:36, në kryqëzimin e rrugëve “12 Qershori” dhe “Zenel Hajdini”.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.

Ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe po merren me rastin.

“Sot, rreth orës 14:36, në rrugëkryqin me rrugët ‘12 Qershori’ dhe ‘Zenel Hajdini’ në Ferizaj është raportuar për një incident zjarri në një kafene. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz