Më 3 janar 2026, rreth orës 02:15, një incident i rëndë ka ndodhur në një parking të auto-sallonit në Llapnasellë, Graqanicë, ku dy vetura janë përfshirë nga zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar dhe i panjohur dyshohet se ka vënë zjarrin ndaj automjeteve. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt dhe kanë shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e dëmeve.
Rasti është nën hetim nga njësitet përkatëse të Policisë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e motivit të sulmit. /Lajmi.net/