Zjarr në fshatin Abri të Komunës së Skenderajt
dp

Lexo edheVIDEO | Zjarr i madh në fshatin Murgë të Skenderajt, rrezikohet të digjet një shtëpi banimi

Sot gjatë ditës, një zjarr ka përfshirë fshatin Abri në Komunën e Skenderajt. Ekipi emergjent gjendet aktualisht në terren, duke shuar zjarrin dhe duke bërë të gjitha përpjekjet për të ndaluar përhapjen e tij.
Sipas burimeve të portalit Drenica Press, ende nuk dihet nëse ka dëme materiale si pasojë e zjarrit, ndërsa autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës në terren.
Zjarri dyshohet të ketë nisur gjatë orëve të paradites dhe po hetohen shkaktarët e tij, ndërsa banorët janë apeluar për kujdes maksimal, veçanërisht në periudhën e thatësirës.

Lexo edheVIDEO | Zjarr i madh në fshatin Murgë të Skenderajt, rrezikohet të digjet një shtëpi banimi
Autoritetet dhe ekipet emergjente janë në gatishmëri dhe bëjnë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që situata të kontrollohet dhe të parandalohet çdo rrezik i mëtejshëm./drenicapress.org