Zinédine Zidane publikon listën e parë me Francën, pesë emra të rinj në skuadër
dp

Lexo edheProkuroria e Zvicres fillon hetim ndaj Granit Xhakës

Trajneri i ri i kombëtares franceze, Zinédine Zidane, ka zbuluar listën e tij të parë të futbollistëve të ftuar për sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve.
Në këtë grumbullim të parë nën drejtimin e teknikut francez, vëmendjen e kanë marrë pesë lojtarë që marrin ftesën për herë të parë: Guillaume Restes, Andy Diouf, Jérémy Jacquet, Lucas Da Cunha dhe Estéban Lepaul.
Grumbullimi i kombëtares do të nisë zyrtarisht këtë të hënë, ku “Gjelat” do të përgatiten për katër përballje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Turqisë, Belgjikës (dy herë) dhe Italisë. /IndeksOnline/


Lexo edheProkuroria e Zvicres fillon hetim ndaj Granit Xhakës