Zinedine Zidane në stolin e Realit? Ish mesfushori jep një përgjigje me klas, ashtu siç edhe luante në fushën e blertë kur mbante të veshur fanellën e bardhë. Trajneri i skuadrës B të Real Madrid është vënë lupën e gazetarëve pas zërave për emërimin e tij në stolin “Merengues” sepse për mediat shkarkimi i Rafa Benitez është vetëm çështje kohe. Zidane është alternativa kryesore për të qetësuar ujërat. Zidane është emri i duhur në këto momente dhe vetë francezi e di një gjë të tillë.
“Jam trajner i Castillas dhe flas vetëm për këtë skuadër”, deklaroi Zizu përpara gazetarëve. Në vijim ai shton se shikon situatën aktuale dhe ndihet mirë në pozicionin që ka. “Kam qëndruar këtu sepse jam kokëfortë dhe kam një objektiv për të realizuar, ngjitjen një kategori më lartë. Kam ende kohë për të drejtuar një skuadër të madhe dhe mund të konfirmoj se nuk jam ende gati për një detyrë të tillë edhe pse asnjëherë një trajner nuk është gati 100 %”, shton ish mesfushori që gjthsesi e lë të hapur mundësinë për të marrë drejtimin e skuadrës së parë