BallinaSportZidane: Lojtarët do të ndryshojnë, por stili do të mbetet i njëjti

Zidane: Lojtarët do të ndryshojnë, por stili do të mbetet i njëjti

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave në prag të sfidës ndaj Atletico Madrid në Vicente Calderon për të analizuar se si vjen skuadra e tij në këtë derbi, gjendjen e lojtarëve të dëmtuar dhe planin për t’i mposhtur Colchonerot.

Si arrinë Real Madridi në këtë sfidë: ”Vijmë mirë, kemi rikuperuar lojtarët, kemi disa probleme, por jemi të fokusuar në atë që na pret. Kemi patur pak ditë për të punuar, por jemi gati.”

Gjendja e Benzemas: ”Karim ndodhet në listë, është me ne dhe tashmë është mirë. Do e shohim nesër, ndodhet në listë dhe mund të luaje nga fillimi pa problem.”

Dëmtimi i Moratas: ”Janë gjëra që ndodhin, nuk do të fajësoj askënd, është e vërtetë që jemi të tronditur nga dëmtimi i Alvaros, por mund të ndodhë. Këtë nuk mund t’a ndryshojmë, ndodh nganjëherë. Shpresojmë që të mos ketë probleme të tilla. E rëndësishme është të rikuperohemi sa më parë. ËShtë e lehtë tani të flasësh për këtë, nuk e di se si ndodhi, për më tepër, nuk jam mjek. Të gjithë personat që ndodhen atje janë kompetent. Ai është i shqetësuar, unë poashtu dhe të gjithë tek kombëtarja, por janë gjëra që ndodhin.”

Plani: ”Sistemi nuk do të thotë asgjë, por ideja që kemi është një, ajo që duam është të luajmë. I dimë vështirësitë e ndeshjes, kemi një rival shumë të mirë, por ne nuk do të ndryshojmë. Ka lojtarë që do të ndryshojnë, por ideja jonë për futbollin do të mbetet e njëjta.”

Humbja në derbin e vitit të kaluar: ”Ajo që kemi bërë është një analizë e mirë e rivalit, me tentimin për t’a goditur, sepse edhe ata na njohin shumë mirë. Është një ndeshje shumë e bukur për t’u luajtur, humbja dhemb gjithmonë, por unë nuk po mendoj për atë ndeshje. Nesër do të japim maksimumin për të fituar.”

Casemiro dhe Kroos: ”Kroos ka një dëmtim që do e mbaje larg fushave ndërsa Casemiro akoma nuk është gati për t’u rikthyer. Do të shohim javën e ardhshme nëse ai mund të stërvitet me ne.”

Ambienti përpara derbit: ”Nuk kemi fituar asgjë, kemi bërë gjëra të mira dhe dëshirojmë të vazhdojmë kështu. Është një derbi dhe për atë që i pëlqen futbolli është një ndeshje e mirë. Ajo që duam është të vazhdojmë të bëjmë një punë të mirë. Sot do të flemë mirë.”/rmshqip/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz