BallinaLajmeZhvillimet e fundit rreth koronavirusit në botë

Zhvillimet e fundit rreth koronavirusit në botë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Më shumë se 276 mijë njerëz janë infektuar dhe rreth 11 mijë e 400 kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në mbarë botën, bazuar në të dhënat e faqes “Ëorldometers”.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 70 milionë njerëz do të jenë në karantinë duke filluar ng kjo fundjavë, përfshirë amerikanët në Nju Jork, Illinois dhe Kaliforni.

Kolombia ka marrë vendim për futjen e tërë vendit në karantinë duke filluar nga e marta e ardhshme. Të njëjtin vendim e ka marr edhe Jordania.

Kina nuk ka raportuar asnjë rast të transmetuar përbrenda vendit, por numri i rasteve të personave që janë infektuar në vendet e huaja po vazhdon të rritet. Një dukuri e tillë po vërehet edhe në Korenë Jugore.

Në Singapor janë konfirmuar dy vdekjet e para nga koronavirusi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në Tajlandë u shënuan 89 raste të reja të infektimeve të shtunën. Kjo paraqet shifrën më të madhe ditore në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Numri i rasteve të koronavirusit ka shkuar në mbi një mijë së fundi në Japoni, Australi dhe Kanada.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz