back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeZhvillimet e fundit politike/ Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Hargreaves

Zhvillimet e fundit politike/ Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Hargreaves

Të ngjajshme

Nagavci thotë se VV pret që vendimi i Kushtetueses të jetë në favorin e tyre

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e...

Aksident te “Bill Clinton” në Prishtinë: Përfshihen një furgon dhe një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Bill...

Franca detyron supermarketet të dhurojnë ushqimin e pashitur për njerëzit në nevojë

Në Francë, hedhja e ushqimit nga supermarketet tashmë konsiderohet...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Presidentja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë.

Tutje, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të hapur kapituj të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Gjatë bisedës u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz