back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajmeZhvillimet e fundit politike, Komisionerja Kos anulon vizitën e planifikuar në Kosovë

Zhvillimet e fundit politike, Komisionerja Kos anulon vizitën e planifikuar në Kosovë

Të ngjajshme

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut, në prag të skadimit të afatit për lirimin e pronës

Këtë javë skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës...

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë, Policia njofton për mbi 40 aksidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të...

Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën ka...

Muriqi përfshihet në ekipin ideal të javës në La Liga

Vedat Muriqi e pati një fundjavë fantastike në nivelin...

Mjeku: Mosnënshkrimi i kontratës mund të çojë në shkyçje nga ujësjellësi

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta...

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Europian duke theksuar se komisionerja Kos tashmë e ka informuar kryeministrin Kurti për vendimin e saj.

Komisionerja Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur, u tha nga zyra e shtypit të Komisionit Evropian për mediumin publik.

Vizita e Kos ishte paraparë për mesin e kësaj jave.

Kosova është i vetmi vend që bën pjesë në portofolin e saj të cilin ajo ende nuk e ka vizituar ndonëse mban postin evropian nga dhjetori i vitit 2024.

Gjatë vitit të kaluar, arsyeja e mosvizitës ishte kriza institucionale në vend. Menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ajo paralajmëroi një vizitë në Kosovë sapo të formoheshin institucionet në vend.

Ishte menduar që kjo vizitë gjithashtu të përkonte me lajmin për heqjen e masave ndaj Kosovës./RTK/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz